E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria rritet presioni mbi Rusine

Rusia po perballet gjithnje e me teper nga nje presion i madh lidhur me qendrimin mbi Sirine, ku shume vende kane vene alarmin per lufte civile atje.
Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton ka paralajmeruar Mosken se rrezikon te humbase influencen ne Lindjen e Mesme, nese nuk vepron ne menyre me konstruktive.
Klinton akuzoi Mosken se po dergon helikoptere ne Damask ne mbeshtetje te forcave qeveritare dhe ka kerkuar nderprerjen e ketyre lidhjeve ushtarake. Ajo tha se perpjekjet e Rusise dhe SHBA-së per te “rindertuar” marredheniet me tyre kane qene konstruktive. Megjithate siç tha ajo, pikepamjet e ketyre dy superfuqive per sirine jane te ndryshme.
“Kjo nuk është e vetmja çështje ku ne nuk pajtohemi, por eshte nje prej atyre çeshtjeve ku njerezit po vriten çdo dite, ku dhuna po pershkallezohet”, tha ajo.
Klinton tha po ahstu se situata po degradon drejt nje lufte civile, duke perseritur edhe qendrimin e ministrit te jashtem francez Laurent Fabius, qe tha se Siria ndodhet aktualisht ne lufte civile.
Franca po ashtu kerkon zbatim te planit te te derguarit te KB dhe Lidhjes Arabe Kofi Anan. Por ministry I jashtem rus, sergei lavrov insiston se Moska nuk do te sankionoje perdorimin e forces. Lavrov I cili do te takohet me sekretarin e jashtem britanik Uilliam Hague ne Afganistan ka refuzuar çdo zabtim te detyrueshem te planit te Anan. Te merkuren ai u tha gazetareve ne Teheran se Rusia nuk mund ta shperfille ate qe ndodhi ne Libi, pasi NATO-ja “injoroi” rezolutatat e KB.
Nderkohe qeveria siriane eshte akuzuar per krime lufte dhe krime kunder njerezimit ne nje raport te ri te grupeve te te drejtave te njeriut. Gjakderdhja ka vazhduar atje, ku 40 njerez u vrane nga forcat e sigurise ne merkuren, sipas aktivisteve te opozites, ndersa qeveria ka thene se 27 persona te personelit ushtarak kane mbetur te vdekur nga dhuna e rebeleve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›