Stefanovic: Serbia do dialog me kushte me Kosovën
BEOGRAD- Kryenegociatori i qeverisë serbe, Borko Stefanovic ka kërkuar vendosjen e kushteve për vijimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Në një intervistë për gazetën gjermane “Tagesspiegel”, i pyetur se cilat janë kushtet që Serbia kërkon për vijimin e bisedimeve, zyrtari serb sqaron se lëvizja e lirë dhe e mallrave janë dy pika kyce në dialog.
“Problemi, për të cilin përgjigjet qeveria e Prishtinës, është jo vetëm se solli doganierët në kalimet kufitare, por edhe se imponoi një zgjidhje të njëanshme dhe se nuk deshi te angazhohej në negociata. Tani duhet të gjejmë një zgjidhje më të mirë. Qëllimi ynë është, që të konfirmojmë dhe të ruajmë specifikën e këtyre dy kalimeve”,- theksoi Stefanovic.
Sipas Stefanovic veriu i Kosovës e ka dëshmuar me kohë që aty jeton një komunitet kompakt serb, i cili nuk e njeh pavarësinë dhe nuk do t’i nënshtrohet autoriteteve kosovare.
Kryenegociatori i qeverisë serbe, në bisedimet me Prishtinën thotë se është e papranueshme për Serbinë kushti i vënë nga disa shtete si Gjermania për dhënien e statusit të kandidatit Serbisë me kusht shpërbërjen e strukturave paralele në veri.
(e.m/BalkanWeb)