E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanoviç: Tani fillon vështirësia në dialogun politik me Kosovën

Faza e parë e dialogut të Beogradit e Prishtinë ka përfunduar me arritjen e shtatë marrëveshjeve që rregullojnë fusha të rëndësishme të jetës së qytetarëve e pas formimit të Qeverisë së re të Serbisë hapet faza e dytë, nga e cila varet fillimi i negociatave për anëtarësim në BE ajo do të verë në tryezë temat më të komplikuara, që nga energjia elektrike e telekomunikacioni deri te iniciativa e kryetarit të Serbisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Në prag të njëvjetorit të fillimit të dialogut Kosovë Serbi, kështu i ka përmbledhur shefi i ekipit të Beogradit përpjekjet e ekipit të tij në negociata me shqiptarët, për të rregulluar, siç ka thënë ai çështje të jetës së qytetarëve pa e prekur statusin.

Stefanoviç ka thënë se është i kënaqur me arritjet dhe shton se ka qenë vendim i mençur ulja në tavolinën e bisedimeve me Prishtinën përkundër dallimit të madh dhe esencial të të dy palëve.

Është e sigurt ka thënë ai se edhe pse me raundet e deritanishme maratonike janë zgjidhur e hapur shumë çështje të dhembshme bisedimet që do të vazhdojnë do të ballafaqohen me fazën më të komplikuar të këtij dialogu .

Do të ballafaqohet edhe me mundësinë që dialogu të shndërrohet në dialog politik me të cilin përfundimisht do të rregullohen marrëdhëniet e Beogradit e të Prishtinës duke, siç ka thënë ai, respektuar interesat kombëtarë, Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë

"Pas zgjedhjeve qeveria e re do të shikojë nga dhe në ç`formë do të shkojë dialogu. Pres që bisedimet ë të vazhdojnë për telekomunikacionin dhe energjinë elektrike por edhe për gjërat që janë shumë të rëndësishme për ne siç janë kthimi i shpërngulurve, kthimi i pasurisë dhe i të zhdukurve”, ka thënë Stefanoviq.

Këto ka thënë ai, janë edhe pjesë e planit katër pikësh të kryetarit Tadiç, të cilin ai e ka quajtur të mirëseardhur.

Problemet më të mëdha gjenden në këto katër fusha ka thënë ai dhe ka shtuar se me to rregullohen marrëdhëniet me Kosovën pa e rrezikuar interesin kombëtar, Kushtetutën dhe Rezolutën 1244.

Stefanoviç ka saktësuar se për energjinë dhe telekomunikacionin Beograd po përpiqet të sigurojë dhe ta rregullojë mbetjen e “Elektroprivredes” së Serbisë dhe të Telekomit të Serbisë në Kosovë, ta ketë në dispozicion pasurinë e këtyre ndërmarrjeve dhe të mundësojë funksionimin tyre në jug të Ibrit, ndërsa Prishtina përpiqet të largojë çdo prani të çfarëdo ndërmarrjeje publike të Serbisë nga ky territor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›