Sarkozi Ne France ka shume te huaj
Presidenti francez Nikolas Sarkozi është shprehur se ka shumë të huaj në France dhe sistemi për integrimin e tyre në shoqëri po funksionon gjithnjë e më keq.
Gjatë një debati televiziv, Sarkozi mbrojti planet e tij për përgjysmimin e të ardhurve të rinj, nëse ai rizgjidhet muajin tjetër si president. Ai tha se do të reduktojënumrin e emigrantëve nga 180 mijë në vit në 100 mijë.
Presidenti tha se ndërsa emigrimi mund të jetë një ndihmë për Francën, ai duhet të jetë i kontrolluar nëpërmjet rregullave të ashpra të kualifikimit.
Sarkozi, babai i të cilit ishte një emigrant hungarez, tha gjithashtu se synonte të kufizonte disa pagesa përfitimi për emigrantët, që ndodhen në Francë prej mëse 10 vitesh.
Sarkozi bëri shpesh komente mbi çështjet e emigrimit në Francë për të cilat opinionet e franceze janë të ndara.
Të martën kryeministri francez Fransua Fijo shkaktoi mjaft polemika mes myslimaneve dhe grupeve herreje, pasi kishte thënë se therja e kafshëve është diçka e kaluar tashmë.
Nga sondazhet paraprake, Sarkozi ndodhet aktualisht pas kandidatit socialist, Fransua Hollande.
Ai gjithashtu është duke konkurruar për votuesit konservatorë me partinë e ekstremit të djathtë, Fronti Nacional të udhëhequr nga Marine Le Pen.