E Diel, 1 Nëntor 2026

Warlick: Jo zgjedhje në veri të Kosovës

Ambasadorja amerikane në Beograd ka thënë se Serbia nuk do të mbaj zgjedhjet në Kosovë.
 

“SHBA mbështet sovranitetin e Kosovës dhe zgjedhjet lokale në veri do të zgjidhnin përfaqësues që nuk kanë fuqi me ligjet e Kosovës” , ka thënë Mary Warlick për mediat serbe.
 

Ambasadorja amerikane ka folur edhe për katër pikëshin e Presidentit serb.
 

“Presidenti Tadiç ka folur shumë herë për planin e tij katër pikësh, ne i kemi kuptuar idetë e tij si më të përpunuara, prandaj edhe kemi marrë qëndrim zyrtar për këtë,“ ka thënë Warlick
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›