Berisha në Panair: Biblioteka e gjyshit të Blushit Rama: Po gjyshi yt lexonte?
Kryeministri S.Berisha ndodhej sot në panairin e librit ku vijoi të bënte politikë: Zoti i mbrojttë letrat tona nga politikanët e dështuar, por Zoti e mbrojttë dhe politikën dhe po e mbron nga shkrimtarët e dështuar. Kështu që nuk mendoj se meritojnë ndonjë nderim të veçantë, ata që po dështojnë në politikë dhe rendin pastaj tek letrat për të gjetur një strehë. Jo pa qëllim u mora me shkrimtarët e vërtetë dhe lashë mënjanë dështakët e politikës, të cilët duan të shndërrohen në shkrimtarë. Nuk dua të përfshihem në rivalitetin e tyre (Ramës dhe Blushit). Nuk mund të them se janë e njëjta gjë, sepse e kam thënë dhe njëherë, biblioteka e gjyshit të Blushit ka libra sa gjysma e kësaj salle,- shtoi Berisha. Rama është përgjigjur si përherë nga rrjeti social Twiter duke ironizuar: Meqë ra fjala, na thuaj çfarë lexonte gjyshi yt Sali, po bibliotekën të madhe e kishte?
