Shkodër, tre të sëmurë në zonat e bllokuara
Tre raste emergjence shëndetësore janë shënuar gjatë natës dhe paradites së të hënës, në zonat e bllokuara nga bora në qarkun e Shkodrës. Tre të sëmurët që i përkasin komunave Shosh, Shalë dhe Pult në zonën e Dukagjinit në Shkodër, janë transportuar me helikopter. Gjatë 24 orëve të fundit kanë filluar sërish reshjet e dëborës shoqëruar nga erëra të forta dhe temperatura tepër të ulëta.
Në rrethin e Shkodrës akset që lidhin Shkodrën me rrethet Pukë, Lezhë, Malësi e Madhe janë të hapura. Në këtë rrethjanë të bllokuara komunat Pult, Shosh, Shalë, Temal, Shllak dhe pjesërisht ajo e Vig-Mnelës.Shkollat janë të mbyllura në të gjitha këto komuna si dhe në komunat Hajmel,Velipojë e Dajç ku shkollat janë hapur nga mësuesit vendas por ngrirja e rrugëve ka sjellë mosfrekuentim të nxënësve. Shkollat në komunat e tjera të këtij qarku janë të hapura por me pjesëmarrje të ulët të nxënësve.
Lidhur me furnizimin me energji elektrike, burime pranë prefekturës së qarkut të Shkodrës bëjnë të ditur se komunat Postribë e Pult ka ndërprerje të herëpashershme të saj,në komunat Shosh e Velipojë ka pjesërisht mungesë të furnizimit me energji elektrike,në komunën Gur i Zi dhe në një lagje të komunës Ana e Malit dhe në komunën Rrethina ka patur defekt ne rrjetin shpërndarës,në komunën Temal dmungon energjia elektrike në 10 fshatra ndërsa komuna Shalë nuk ka furnizim me energji elektrike. Në rrethin e Malësisë së Madhe reshjet e rëna gjatë natës kanë shkuar rreth 30 cm dhe kanë krijuar vështirësi.
Akset e rrugëve :Rrapsh – Tamarë-Vermosh dhe Dedaj-Bogë -Theth, janë të bllokuara. Problematike paraqitet situata në fshatrat: Vermosh, Selcë, Budaq ku ka mbi një metër dëborë. Këtu nuk zhvillohet mësim në komunat Këlemnd , Shkrel e Kastrat. Një banesë në Kastrat është dëmtuar nga bora. Në rrethin e Pukës vazhdojnë reshjet e dëborës të shoqëruar me erëra të forta. Janë të bllokurara akset : Qafë Mali Fierzë, Qafë Mali-Qafë Shllak si dhe komunat: Qelëz, Fierzë, Iballë dhe Blerim.
Ndërsa akset vështirësisht të kalueshme janë akset: Qafë Mali- Qafë Shllak,Qafë Mali- Fushë Arrëz- Qafë Qelë dhe aksi kryqëzimit Hadroj – Qafë Benë. Në këtë rreth janë të mbyllura shkollat.Mungon pjesërisht energjia elektrike në komunat Qerret,Qelëz,Fierzë,Blerim,Qaf Mali e Rrape.
Anila Dushi