Kocijancic: Për BE-në, nuk ka ndarje të Kosovës
Për Bashkimin Europian, nuk ka ndarje të territorit të Kosovës. Ky reagim vjen në një kohë kur ka sjellë jo pak shqetësim deklarata e ish-kordinatorit të Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore, Erhard Busek, se Prishtina dhe Beogradi duhet të nisin diskutimet për ndarje.
Në lidhje me këtë çështje, ka folur zëdhënësja e përfaqësues së lartë të BE-së, Catherine Ashton ndërsa ka cituar se BE-ja i referohet Kosovës në kufijtë aktual. Maja Kocijancic, reagon në mënyrë të tillë nëse BE-ja e sheh ndarjen e Kosovës si zgjidhje.
Kosova duhet të shënoj progres në reforma. Duhet të shohim se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit po vazhdon dhe se do të ketë rezultate të mëtejshme.
Ashtu siç e ka bërë të qartë edhe Komisioni Evropian në raportin e progresit, ne duhet që sa më shpejtë ta shohim planin gjithëpërfshirës për veriun. Të gjitha këto kërkesa janë shumë të qarta. Sa herë i referohemi Kosovës, i referohemi gjithë territorit dhe integritetit territorial, deklaroi ajo.