Stefanoviç kundër kërkesave të serbëve të veriut të Kosovës

Negociatori serb në bisedimet me Prishtinën Borko Stefanoviç i ka cilësuar si të parealizushme shumicën e kërkesave të cilat janë parashtruar nga kryetarët ilegalë të komunave veriore. Ai ka thënë se është e pamundshme që të ketë bisedime me Kosovën nën mbikqyrjen e Këshilli i Sigurimit.
“Shumë prej kërkesave të bërë në atë mbledhje janë jo-reale dhe paraqesin qëndrime politikë të Partisë Demokratike të Serbisë (e Koshtunicës), dhe të Partisë Përparimtare Serbe (e Nikoliçit). Ata duhet të mendojnë se si të mundësohet furnizimi i KFOR-it që do të zvogëlonte tensionet. Zgjidhja për Jarinën dhe Bërnjakun është afër”, ka thënë Stefanoviç duke pohuar se Serbia nuk mund të fitojë duke e çuar çështjen në Këshillin e Sigurimit për shkak të vetos së shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.