UPDATE/ Shfaqen fotot e para te kolonel Gadafit te vrare
Në mediat e huaja kanë nisur të qarkullojnë fotot e para që tregojnë kolonelin libian, Muamar Gadafi të vrarë.
Janë pamjet e para që sapo kanë mbërritur edhe në studion e “ABC News”, një fakt më shumë që tregon se lideri libian nuk është i gjallë.
Lideri libian, Muamar Gadafi, tregohet kështu në çastet e fundit të jetës, ndërsa mediat e huaja deklarojnë se mund të ketë vdekur nga plagët e rënda gjatë aksionit për kapjen e tij në qytetin Sirte, organizuar nga forcat kryengritëse.
Ato pohojnë gjithashtu edhe se ish-diktatori libian u kap së bashku me të birin, Mutasim.
Sipas Al Xhaziras dhe Reuters, ai ka vdekur gjatë rrugës për në spital pasi kishte marrë plagë, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar rreth vrasjes së tij.
Ndërkaq, forcat kryengritëse libiane janë duke festuar tashmë rrugëve të qytetit Sirte, aty ku edhe u kap kolonel Gadafi... (vijon)