E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanovic në Londër, takime rreth Kosovës

LONDER- Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanovic, do të bisedojë sot në Londër me përfaqësues të Zyrës së Jashtme, në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd dhe marrëveshjet e arritura deri më tani.

Sipas qeverisë së Serbisë, temë diskutimi do të jenë edhe ‘mënyrat për stabilizimin e situatës në Kosovë’.

Bëhet e ditur se Stefanovic, do të takohet edhe me ministrin britanik për Evropën, Dejvid Lidington.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›