Ylli Sallahi, talenti zgjedh Austrinë para Shqipërisë
AUSTRI- Mendohej si një nga futbollistët e të ardhmes në kombëtaren kuqezi, por talenti Ylli Sallahi, ka zgjedhur pasaportën austriake para asaj shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga FSHF, e cila e kërkonte lojtarin e ri të Bajernit të Mynihut për t’i dhënë pasaportën shqiptare.
Megjithatë, edhe këtë herë nuk ka vendosur patriotizmi, sesa joshjet financiare apo futbollistike në vendimin e talentit kuqezi.
Ylli Sallahi është një mesfushor me tipare sulmuese, që aktualisht i mungon Shqipërisë. Kuzhe e ka pëlqyer së tepërmi atë dhe ishte menduar të bëhej edhe pasaporta, por planet tashmë kanë ndryshuar. Sallahi kaloi në muajin dhjetor nga Kapfenbergu në Austri, te Bajerni në Gjermani. Ai është vetëm 17 vjeç dhe gëzon një talent të admirueshëm.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)