E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç: Nuk ka kushte të tjera për Serbinë

BEOGRAD - Shefi i ekipit negociator serb, Borislav Stefanoviç deklaroi se gjatë bisedave me ndërmjetësin e BE-së, Robert Cooper nuk është arritur marrëveshja rreth përfaqësimit të Prishtinës në forumet rajonale, prandaj biseda do të vazhdojë nesër.

Stefanoviç në emisionin e RTV të Vojvodinës "Një ndaj një” ka deklaruar se rreth kësaj çështjeje ekzistojnë disa variante për zgjidhje, por secila nga to parasheh theksimin e Rezolutës 1244, raporton Koha.

I pyetur rreth mundësisë që kjo marrëveshje të arrihet deri të premten, më 9 dhjetor, Stefanovic deklaroi se ekziston ky shans, kjo nuk duhet ndërlidhur me datën e marrjes së kandidaturës.

“Ky nuk është kusht, as që na është paraqitur ndonjë kusht i ri në kuptimin përfaqësimit rajonal”, tha Stafanoviç.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›