Stefanoviq - Pantiqit: Barrikadat i vendose ti e jo Beogradi

Shefi i delegacionit serb për bisedime me Prishtinën, në Bruksel, Borisllav Stefanoviq ka thënë sonte, se nuk është e vërtetë deklarata e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Krstimir Pantiq, se barrikadat në Kosovë, gjatë verës së shkuar, janë vendosur nga qeveria e Serbisë dhe se kufijtë administrativë janë shndërruar në kufij shtetëror në mes Kosovës e Serbisë, njoftojnë mediat serbe.
Stefanoviq tha se barrikadat janë vendosur nga qytetarët serb në veri me instruksionet e liderëve lokal në veri të Kosovës dhe të vetë Pantiqit dhe se Qeveria e Serbisë më pas është ballafaquar me atë situatë.
Sipas shefit të delegacionit serb pas vendosjes së barrikadave Qeveria e tij ka punuar në qetësimin e situatës në mes serbëve të veriut në njërën anë dhe bashkësisë ndërkombëtare dhe qeverisë së Kosovës në anën tjetër.