Thaçi: S'duhet të tolerohet qasja dyftyrëshe e Serbisë

Kryeministri Thaçi e njoftoi Baroneshёn Ashton lidhur me gjendejn nё veri tё vendit dhe qasjen tёrёsisht anti-evropiane tё Serbisё karshi Kosovёs.
Po ashtu, kryeministri Thaçi e informoi Baroneshёn Ashton lidhur me implementimin e pjesёrishёm tё marrёveshjeve nga ana e Serbisё.
"Qasja dyftyrёshe e Serbisё nuk duhet tё tolerohet. Nuk mund tё ketё nё njёrёn anё njё Serbi Evropiane karshi Brukselit, dhe njё Serbi mesjetare karshi Kosovёs. Vrasja e qytetarit tё Kosovёs nё shtёpi tё vet, kidnapimi i policёve, arrestimet pa asnjё bazё ligjore tё qytetarёve tё Kosovёs dhe vazhdimi i ekzistencёs sё strukturave paralele e ka tensionuar tej mase situatёn", tha kryeministri Thaçi.
Kryeministri Thaçi nё takimin me baroneshёn Ashton u shpreh edhe lidhur me ngecjen e Serbisё nё implementimin e marrёveshjeve tё arritura.
"Kredibiliteti i dialogut teknik nuk varet nga numri i marrёveshjeve tё arritura, por nga implementimi i tyre. Fatkeqёsisht, Serbia po zhagitё kёtё proces", tha Thaçi.
Kryeministri Thaçi dhe Baronesha Ashton biseduan nё detaje edhe pёr agjendёn evropiane pёr Kosovёn, pёr procesin e liberalizimit tё vizave, anёtarёsimin e Kosovёs nё EBRD, studimin e fizibilitetit dhe marrёveshjen tregtare.
Pёrfaqёsuesja e Lartё e Bashkimit Evropian pёr Politikё tё Jashtme dhe Siguri, Baronesha Ashton e siguroi Kryeministrin Thaçi qё do ta mbёshtesё Kosovёn nё rrugёn e reformave drejt integrimit tё plotё nё Bashkim Evropian.