E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkon top 4-shin në Premierligë

Per Mertesacker insiston se çdokush në Arsenal është i fokusuar që klubi anglez ta përfundojë sezonin në top 4 të Premierligës, me gjithë fillimin e dobët të sezonit.

‘Topçinjtë’ aktualisht gjenden në pozitën e shtatë në tabelë, larg ekipeve kryesuese.

“Renditja është mjaft e rëndësishme për ne. Të përfundojmë në mesin e katër klubeve më të mira është objektiv i secilit te ne. Kurse në Ligën e Kampionëve dëshirojmë të shkojmë sa më larg. Jam optimist dhe mendoj se mund t’ia dalim mbanë”, deklaroi mbrojtësi gjerman që iu bashkua Arsenalit nga Werder Bremen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›