NATO ka vrarë 200 militantë afganë

NATO ka njoftuar se rreth 200 kryengritës janë vrarë në operacionet ushtarake, të cilat sapo kanë përfunduar në kufirin e Afganistanit me Pakistanin.
Gjenerali, Carsten Jakobson, një zëdhënës i Forcës Ndërkombëtare për Siguri në Afganistan, tha se së paku 20 nga këta kryengritës ishin të lidhur me Al-Qaidën dhe rrjetin Haqqani.
Ai gjithashtu tha se rreth 175 kryengritës, që nuk ishin të lidhur me rrjetin Haqqani, u vranë në operacionet që zgjatën rreth një javë.
Këto forca gjithashtu kanë konfiskuar më shumë se 400 kilogramë eksploziv, armë, municione dhe kompjuterë.