E Shtunë, 31 Tetor 2026

Steinbach: Protokolli nuk dëmton sovranitetin e Kosovës

Ambasadori gjerman tha se, Qeveria gjermane e cila ka njohur Kosovën ndër vendet e para , nuk do të mbështeste masat që shkojnë në dëm të shtetit më të ri në botë.  Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi u shpreh se pavarësia e Kosovës nuk mund të vihet në pyetje, dhe se sovraniteti i Kosovës është i garantuar. 

Këto komente ambasadori gjerman në Prishtinë, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, i bën me rastin e nënshkrimit të kontratës së IPEK-ut, me qëllim të përkrahjes së Parlamentit të Kosovës. Ndërsa shuma që do i jepet këtij institucionit është rreth 18 mijë euro. (ktv/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›