E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu i dërgon telegram urimi Berishës

 “Dua t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta dhe të popullit të Republikës së Kosovës me rastin e rizgjedhjes suaj Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Republika e Shqipërisë tashmë ka kapërcyer procese të rëndësishme e historike dhe kontributi Juaj për këto të arritura të mëdha ka qenë tepër i veçantë”, shkruan Sejdiu në telegramin e urimit.

Më tej, presidenti kosovar thekson se “Duke qenë se sfidat dhe synimet tona janë të përbashkëta, ne jemi të përkushtuar që të punojmë së bashku për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të dy vendeve tona dhe të të gjithë rajonit. Proceset demokratike nëpër të cilat po kalojnë Shqipëria dhe Kosova kanë hapur mundësi të panjohura më parë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha nivelet”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›