E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu dekreton ambasadorin në Londër

Dekretimi u bë në bazë të dispozitave kushtetuese dhe në pajtim me Dekretin Presidencial të datës 18 qershor 2008, për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Mbretërinë e Bashkuar, thuhet në një njoftim nga Zyra e Presidentit. Dr. Muhamet Hamiti para luftës ka qenë për shumë vjet bashkëpunëtor i afërt, kurse pas luftës edhe këshilltar e zëdhënës i Presidentit Ibrahim Rugova.

Para se të emërohej i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër në vjeshtë të vitit 2008, Muhamet Hamiti ka qenë këshilltar i lartë politik i Presidentit Fatmir Sejdiu. Studiues dhe mësimdhënës i letërsisë, Muhamet Hamiti ka studiuar në Prishtinë, në Zagreb e Londër, dhe ka qenë Profesor i letërsisë angleze në Universitetin e Prishtinës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›