E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Nuk ka ndryshuar qëndrimi për protokollin

Pas takimit njohës me komandantin e ri të KFOR-it gjeneralin Markus Bentler, presidenti Sejdiu tha se përkundër saj, Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin e mirë me EULEX-in dhe Bashkësinë Ndërkombëtare. Qëndrimi i institucioneve të Kosovës ndaj protokollit të bashkëpunimit policor me Serbinë nuk ka ndryshuar.

Këtë e bëri të ditur sot presidenti Sejdiu duke thënë se Kosova nuk është pjesë këtij procesi për çështjen e protokollit. Përkundër këtyre kundërthënieve presidenti Sejdiu u shpreh i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me Eulex-in dhe faktorin ndërkombëtar.

 “Nuk kemi koment nga ato që i kemi thënë më herët. Alternativa jonë është e bashkëpunimit të mirë me EULEX-in dhe Bashkësinë Ndërkombëtare.. Kosova nuk është aktore në këtë çështje, do të vazhdojë bashkëpunimin me EULEX-in, KFOR-in dhe Bashkësinë Ndërkomëbatre,” tha Sejdiu. 

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›