E Diel, 1 Nëntor 2026

Steinberg: Beni zgjedhje, jo akte antikushtetuese Rozeta Rapushi

Respekt per Kushtetuten dhe proceset zgjedhore qe caktohen ne te. Kete mesazh te qarte u dha dje lidereve politike ne Shqiperi, Zevendessekretari Amerikan i Shtetit, James B. Steinberg ne lidhje me situaten politike ne vendin tone. Ne deklaraten e bere pas takimeve me lideret e dy partive te medha politike, Sali Berisha dhe Edi Rama, Steinberg, tha se iu kerkoi respekt ndaj Kushtetutes. "Une kerkova te njejten gje nga te gjithe udheheqesit, respekt per Kushtetuten, respekt per institucionet e pavarura qe ekzistojne ne baze te Kushtetutes tuaj, respekt per proceset zgjedhore qe jane percaktuar nga Kushtetuta, pjesemarrje ne proceset zgjedhore, dhe, njesoj e rendesishme per keto dispozita ligjore, nje debat te qyteteruar mbi te ardhmen e vendit", beri te qarte i derguari i Uashingtonit ne vendin tone. Sipas tij, keto gjera nuk i kerkon vetem SHBA, por ne radhe te pare shqiptaret. Ne kete aspekt, Steinberg tha se vlereson tonin pozitiv dhe frymen pozitive qe te gjithe udheheqesit qe takova dje shprehen gjate bisedave dhe se ka shprese se do te shohim perparim ndersa ecim perpara. Nga ana tjeter, numri dy i diplomacise amerikane beri te qarte se SHBA pret qe Shqiperia te zhvilloje zgjedhjet vendore, sic jane dekretuar ne 8 maj dhe madje te rrise procesin demokratik. Duke kundershtuar ne menyre kategorike, krahasim me vende si Tunizia apo Egjipti, ai tha se Shqiperia eshte nje vend anetar i NATO-s dhe me nje demokraci dhe institucione qe funksionojne. "Une mendoj se nuk ka krahasime te rendesishme ndermjet situates ne Shqiperi dhe ketyre vendeve, me Shqiperine. Pra nuk ka krahasime mes Shqiperise dhe vendeve ne Azi. Ketu ju keni nje demokraci. Eshte nje demokraci qe eshte gjithe kohen ne zhvillim e siper, sic thote gjithmone edhe Presidenti Obama, qe demokracia amerikane eshte gjithmone ne zhvillim. Por ju e keni nje Kushtetute, nje shtet te se drejtes, nje proces elektoral, te percaktuar ne menyre demokratike, qe mund t'i lejoje qytetaret te percaktojne zgjedhjen e tyre te qeverisjes dhe zgjedhjen e tyre te ligjeve", theksoi Steinberg. Ai u shpreh gjithashtu se mundesia per tubim paqesor dhe diskutime publike eshte pjese e demokracise dhe sigurisht qe SHBA mbeshtet te drejten e qytetareve per te pasur tubime publike dhe shprehje pikepamjesh, por duke marre parasysh mundesite demokratike, nuk ka faktikisht arsye apo justifikim per zgjedhjen e aktiviteteve jashte kushtetutes per te arritur demokracine. "Ju e keni arritur demokracine dhe nuk eshte e nevojshme te perdoren mjete jokushtetuese per te arritur ate qe duhet. Per kete iu bejme thirrje partive politike qe te mbeshteten ne mjete kushtetuese ne dispozicion per t'i lejuar te degjohen pikepamjet qe shtrohen. E rendesishme eshte qe ju te mbeshteteni tek keto institucione kushtetuese. Rruga se cdo behet me tej duhet vendosur nga shqiptaret dhe duhet te udhehiqet nga parime kushtetuese sic eshte respekti per Kushtetuten dhe zgjedhje te hapura. Dhe kjo eshte pse ne ua kemi theksuar te gjithe udheheqesve dhe partive ketu rendesine e perdorimit te mjeteve kushtetuese dhe mjeteve qe ve ne dispozicion Kushtetuta per te lejuar pikepamjet e njerezve te degjohen dhe te respektohen",-theksoi ai. Zyrtari i SHBA parimet si, respekti per Kushtetuten dhe shtetin e se drejtes, zgjedhje te hapura dhe transparente qe i lejojne qytetaret te shprehin deshiren e tyre per sa i perket zgjedhjeve para tyre, nje angazhim per dialog te qyteteruar qe pranon qe edhe pse ka ndryshime ne mendime, ato jane te gjitha ne sherbimin te interesit afatgjate te popullit, dhe nje angazhim te forte per t'u siguruar qe ka ndershmeri ne te gjitha proceset, perfshire adresimin e sfidave shume te renda dhe shume te rendesishme te korrupsionit me te cilat perballen shume demokraci te reja. "Nje angazhim per t'u marre me sfidat e korrupsionit dhe integritetit te qeverise qe eshte nje problem i zakonshem ne te gjitha demokracite ne zhvillim. Une mendoj se brenda kuadrit, udheheqesit dhe qytetaret e Shqiperise mund te bejne zgjedhjet e tyre qe do te ndertojne nje te ardhme me te forte dhe do te mbeshtesin institucionet per te cilat ju keni nevoje per te ardhmen", theksoi ai.

Apeli
"Sundimi i ligjit dhe procesi demokratik, Kushtetuta qe keni pasur aq privilegj te ndertoni gjate 20 viteve te fundit, eshte nje dhurate e cmuar se une e di qe populli shqiptar e vlereson pa mase. Eshte me rendesi kritike ne kete kohe, qe ju te ndermerrni hapat e nevojshme per ta ruajtur dhe mbrojtur kushtetuten, per te mbeshtetur procesin demokratik dhe zgjedhjet demokratike qe i dallojne demokracite nga forma te tjera te qeverisjes", apeloi dje zyrtari amerikan.

SHBA: Shqiperia, demokraci
"Une mendoj se nuk ka krahasime te rendesishme ndermjet situates ne Shqiperi dhe ketyre vendeve. Ketu ju keni nje demokraci. Eshte nje demokraci qe eshte gjithe kohen ne zhvillim e siper, sic thote gjithmone edhe Presidenti Obama, qe demokracia amerikane eshte gjithmone ne zhvillim. Por ju e keni nje Kushtetute, nje shtet te se drejtes, nje proces elektoral, te percaktuara ne menyre demokratike, qe mund t'i lejojne qytetaret te percaktojne zgjedhjen e tyre te qeverisjes dhe zgjedhjen e tyre te ligjeve. Sigurisht, mundesia per tubim paqesor dhe diskutime publike, eshte pjese e demokracise dhe sigurisht qe ne e mbeshtesim te drejten e qytetareve per te pasur tubime publike dhe shprehje pikepamjesh, por duke marre parasysh mundesite demokratike, nuk ka faktikisht arsye apo justifikim per zgjedhjen e aktiviteteteve jashte kushtetutes per te arritur demokracine",-tha Steinberg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›