E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënon Zafiri

Partia Demokratike e Kosovës pritet të shkarkojë Zafir Berishën nga posti i Kryetarit të degës së saj në Prizren.

Burime të Express, brenda PDK’së, thonë se Kryetarit të Degës në Prizren shumë shpejt do t’i dërgohet vendimi për shkarkim për shkak se ai është duke e dëmtuar qeverisjen e PDK’së në qytetin e vjetër.

Ndryshe, Kryesia e Degës së PDK’së në Prizren ka zhvilluar takime më udhëheqësit e partisë nga qendra dhe ka dalë me qëndrim distancues ndaj deklaratave të Zafir Berishës. Qëndrimi i degës është publikuar të mërkurën, një ditë pasi Prizreni u vizitua nga Hashim Thaçi, Fatmir Limjat, Hajrdin Kuçit dhe Jakup Krasniqi.

“Anëtarët e Kryesisë së degës së partisë në Prizren, kanë thënë se qëndrimet e Zafir Berishës, të paraqitura ditëve të fundit në opinion, janë qëndrime të tija personale dhe jo të kryesisë së degës”, thuhet në njoftimin e PDK’së së Prizrenit.

Këtij qëndrimi i është dhënë përkrahja edhe nga qendra.

“Kryesia Qendrore e mbështet qëndrimi e Kryesisë së Degës në Prizren”, ka thënë Zëdhënësi i PDK’së, Blerand Stavileci, duke mos e komentuar mundësinë e nëse organet e partisë do të marrin masa ndaj Kryetarit të Degës.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›