E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Do te kerkojme liri transparence drejtesi. Paqesisht por vendosmerisht

TIRAN - Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka renditur dje arsyet se pse Opozita e Bashkuar ka vendosur te dale ne demonstrate me 18 shkurt. Duke garantuar se dalja ne bulevardin Deshmoret e Kombit do te jete paqesore kryesocialisti sqaroi se permes kesaj rruge do te kerkohet rruga e re zgjidhja e re dhe shpresa e re.


Vetem pak minuta pas mbarimit te Parlamentit lideri i opozites duke kritikuar mospranine e kryeministrit Berisha dhe ministrit Basha ka theksuar se do te vijoje me kerkesat per largimin e tyre nga posti. Genjejne dhe na thone genjeshtare.


Vjedhin na thone hajdute. Vrasin dhe na thone vrases. Nuk e kane me ne e bejne vetem per pushtetin. Qe duan ta mbajne me cdo kusht duke vjedhur zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine dhe shqiptaret. Po as ne nuk i bejme demonstratat per veten po per Shqiperine dhe shqiptaret. Per njeri-tjetrin si qytetare te ketij vendi ne do te ridalim ne demonstrate ne 18 shkurt. Do te kerkojme liri transparence drejtesi. Paqesisht por vendosmerisht - deklaroi Rama.


Kreu i selise roze i ka kerkuar qytetareve qe ti bashkohen demonstrates per votat qe vidhen per pasurite kombetare qe plackiten me vendime te paligjshme per parate qe grumbullohen e behen mal nga kusaret duke bere grope ekonomine per qytetaret per te varfrit per te papunet per cdo njeri te zakonshem te ketij vendi qe me leket e punes se ndershme nuk perballet dot me me rritjen e frikshme te cmimeve.


Duke vijuar me tej renditjen e arsyeve se pse duhet qe njerezit te behen pjese e ketij aksioni politik kryesocialisti ka kerkuar qe pjesemarrja ne demonstrate te jete edhe per te vraret per te rrahurit per te sharet e kokepalaret per njerezit e zakonshem te ketij vendi qe ky pushtet vrastar kusaresh i ka lene pa pune pa ndihme pa shprese dhe i tall perdite duke u thene lum si ju per qeverine dhe ekonomine qe keni ne do te ridalim ne demonstrate ne 18 shkurt. Kerkesa e socialisteve per kete demonstrate do te jete zgjedhje te lira dhe te ndershme lufte kunder korrupsionit e fund te represionit.


Per liderin e PS-se aksioni i tyre politik nuk eshte nje lufte per pushtet por nje beteje e ligjshme demokratike e domosdoshme per te pasur ne kete vend ate qe cdo shqiptar i zakonshem meriton shtetin e se drejtes per te gjithe qytetaret ne vend te regjimit te padrejtesise per kusaret.


Nga ana tjeter ai theksoi se Saliu dhe Luli dy pergjegjesit kryesore truri dhe masha politike qe shkaktuan masakren e 21 janarit nuk u paraqiten ne Parlament. I bene bisht nje perballje ku jane te treguar me gisht jo nga ne por nga e tere Shqiperia si njerezit qe duhet te largohen bashke me qeverine e zhytur ne llumin e nje kusarie qe vret. Ne sdo te rreshtim se kerkuari largimin e tyre - akuzoi Edi Rama.


Ne 18 shkurt vijoi ai do te ridalim ne demonstrate per nje mije e nje arsye pse Shqiperise i duhet nje faqe e re e historise. Ndersa vijimi i marshimeve ne te gjithe vendin te ndare ne pika te ndryshme per momentin nuk do te zhvillohet. Shkak eshte bere angazhimi i strukturave socialiste per nje pjesemarrje sa me masive ne demonstraten qe do te zhvillohet javen e ardhshme.


LSI denon dhunen ne Kuvend harron hyxhymet e Metes


Levizja Socialiste per Integrim ka denuar dje dhunen ne Parlament duke ia faturuar te gjithe pergjegjesine opozites shqiptare. Ne nje komunikim per mediat sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama theksoi se dhuna ne Parlament eshte vazhdim i dhunes se 21 janarit.


Akti i shemtuar i dhunes se demonstruar ne sallen e Kuvendit prej deputeteve te opozites nuk eshte gje tjeter por vazhdim i se njejtes praktike dhe politike te dhunes te demonstruar dhe me pare vecse me ndryshimin qe politika e dhunes ne rruge sot eshte shfaqur ne sallen e Kuvendit - theksoi Rama.


Kjo vijoi ai shpreh ne thelb filozofine e dhunes te artikuluar dhe te aplikuar si te tille prej lidershipit te Partise Socialiste. ka sipas tij eshte karshillek dhe nje provokim i rende qe u behet te gjitha mesazheve te nderkombetareve qe ne thelb kane te bejne me interesat europiane te vendit.


Aksioni politik qe po ndiqet nga opozita ne Parlament eshte perdorur ne forme edhe me te ashper nga LSI ne kohen kur po beheshin ndryshimet ne Kodin Zgjedhor. Ne ate kohe perpara ndryshimeve te 21 prillit 2008 kreu i LSI-se Ilir Meta per te kerkuar vemendjen e te gjitheve dhe per te bere te mundur degjimin e fjaleve te tij iu drejtua kryeparlamentares Topalli duke hipur mbi podiumin ku ulen ministrat.


Opozita braktis seancen
Mazhoranca miraton projektligjet e vetme

Mazhoranca miratoi vetem me votat e saj ato projektligje qe ishin mbledhur pas nderprerjes dyjavore te seancave plenare. Ne mungese te opozites e cila braktisi seancen ne shenje proteste mazhoranca miratoi me 72 vota projektligjin Per aderimin ne konventen Per eliminimin e te gjitha formave te diskriminimit ndaj grave projektligjin Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.

8580 date 17.02.2000 Per partite politike te ndryshuar projektligjin Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 8750 date 26.3.2001 Per parandalimin dhe luften ndaj trafikut te substancave narkotike ose psikotrope projektligjin Per krijimin e shoqerise Nxitja e biznesit social Sh.a.
dhe Aktin Normativ nr. 1 date 26.1.2011 Per lejimin e Ministrise se Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit te zhvilloje proceduren e prokurimit me negociim pa shpallje paraprake te njoftimit per objektet e mbrojtjes nga permbytja dhe te kullimit ne zonen e Shkodres e te Lezhes te planifikuara ne buxhetin e vitit 2011.


Me votim te fshehte Kuvendi zgjodhi zonjen Elivar Golemi si Inspektore e Pergjithshme e Bankes se Shqiperise. Seanca plenare i mbylli punimet rreth ores 1240.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›