Mungojne Berisha e Basha. Ruci Berishe vrave dorezohu

Seanca parlamentare e dites se djeshme nuk do te mbahet mend per faktin se beri te mundur shpenzimin e nje fondi prej 122 miliarde lekesh pa tender e pa negocim. Momenti me kulmor i seances se djeshme u mberrit kur akuzat e ashpra ndermjet forcave politike sa i perket trazirave te 21 janarit u zhvendosen prej selive partiake ne sallen e Parlamentit qe u mblodh pas dy javesh nderprerjeje.
Ne mungese te kreut te qeverise debatet u zhvilluan midis dy kryetareve te grupeve parlamentare Astrit Patozi per Partine Demokratike dhe Gramoz Ruci per opoziten. Ne fjalimet e tyre drejtuesit e larte akuzuan njeri-tjetrin si shkaktaret e vertete te vrasjes se kater demonstruesve opozitare ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Kreu i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci kerkoi rrezimin e qeverise dhe zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme.
Duke e cilesuar kreun e qeverise dhe ministrin e Brendshem si pergjegjesit kryesore per vrasjen e kater viktimave numri dy i selise roze i kerkoi Berishes qe te pranoje krimin e kryer.
Por i menjehershem ka qene reagimi i mazhorances nepermjet kreut te grupit parlamentar Demokrat i cili paralajmeroi opoziten se nese do te tentohet serish nje demonstrate e ngjashme me ate te 21 janarit pergjegjesit do te perballen me tere forcen e ligjit. Sipas Patozit askush nuk do te mund te shantazhoje mazhorancen.
Gramoz Ruci
Kreu i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci akuzoi kreun e qeverise dhe ministrin e Brendshem Basha si pergjegjes kryesore te vrasjes se kater demonstruesve opozitare.
Per Sekretarin e Pergjithshem te PS-se mungesa e kreut te qeverise ne seance plenare eshte tregues i pergjegjesive qe Berisha ka ne trazirat ne bulevard.
Dil publikisht dhe thuaj pse i vrave 4 shqiptaret e pafajshem. Thuaj kush e dha urdhrin per te qelluar Kush dha urdher te qellohet me plumba kur kercenimi mbi godine ishte zero
Ndersa po dole te thuash se i vrau Edi Rama atehere ke pranuar automatikisht se je fajtori - theksoi Ruci. Ne fjalen e tij numri dy i Partise Socialiste i beri thirrje shefit te mazhorances qe te mbylle Komisionin Hetimor Parlamentar i cili u ngrit vetem me votat e djathta.
Vazhdimi i punes se anetareve te djathte qe po hetojne ne te njejten kohe me organet e drejtesise sipas tij do te pengonte zbardhjen e plote te ngjarjes dhe do te cenonte edhe pavaresine e institucioneve te pavarura. Komisioni hetimor eshte nje karagjozllek por i rrezikshem pasi kerkon te kthehet ne nje gjyq partiak qe kerkon te ndeshkoje cdo gje.
Ky komision eshte turpi i demokracise parlamentarizmit dhe shtetit te se drejtes. Ky komision ka ndezur kambanat e alarmit edhe tek partneret tane nderkombetare. Ju bej thirrje ti jepni fund atij komisioni te turpshem hetimor - tha ai.
Nisur edhe nga sulmet e fundit te mazhorances mbi kryeprokuroren dhe kreun e shtetit kryetari i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci i kerkoi mazhorances qe ti jape fund tentatives per te pushtuar institucionet e pavarura.
Jepi fund dhunes ndaj institucioneve Prokurorise Presidences SHISH Gjykatave para se te jete shume vone. Zoti Berisha kete vend e keni cuar ne buze te gremines jeni kthyer ne diktator fashist. Por ju bej thirrje dorezohu - tha ai. Zgjidhja e vetme sipas Rucit eshte rrezimi i qeverise dhe zhvillimi i zgjedhjeve te parakohshme ne vend.
Astrit Patozi
Ne vijim te qendrimit te mazhorances ndaj ngjarjeve qe shoqeruan 21 janarit kane qene edhe deklaratat e kreut te grupit parlamentar Demokrat Astrit Patozi i cili e vleresoi demonstraten e 21 janarit te opozites si nje skenar ogurzi te liderit te PS-se per bojkotimin e zgjedhjeve vendore.
do politikan normal ne nje vend te lire tre muaj para zgjedhjeve do te merrte i pari ne dore flamurin e fushates per ta cuar partine e tij drejt fitores dhe suksesit.
Por kjo nuk mund te ndodhe me Edi Ramen i cili sa here qe ka zgjedhje behet keq dhe mendon nje menyre dhe nje skenar ogurzi qe ato te mos zhvillohen - tha Patozi. Kryetari i grupit Demokrat akuzoi opoziten dhe liderin e saj Edi Rama si organizatorin e grushtit te shtetit.
Tri jave pas ketyre ngjarjeve opozita nuk po shfaq asnje shenje reflektimi ndaj dhunes kunder institucioneve. Perfaqesuesit e saj duhet te ishin te paret ne komisionin hetimor per 21 janarin per te gjetur pergjegjesit e kesaj tragjedie - tha Patozi. Sipas Patozit kryesocialisti luajti me jetet e kater viktimave per perfitime personale. Edi Rama kerkonte te kthente nje republike tjeter qe kishte fytyren e banditeve qe rrethuan kryeministrine - tha Patozi.
Nenkryetari i Partise Demokratike paralajmeroi opoziten se ne rast te perseritjes se nje tentative te ngjashme ajo do te marre pergjigjen e duhur nga mazhoranca. Duke e vleresuar demonstraten e PS-se si tentative per grusht shteti Patozi tha se pavaresisht provokimeve te opozites mazhoranca tregoi vetepermbajtje dhe siguri per mbrojtjen e institucioneve kushtetuese ne vend.
Ne nuk kercenojme njeri por ta harroje kush mundon te shantazhoje mazhorancen me legjitime qe ky vend ka pasur ndonjehere. Kush mendon se duke mbajtur gjalle frymen e urrejtjes do te mund te vije ne pushtet jo permes votes se lire te shqiptareve gabohet - tha kreu i grupit parlamentar Demokrat.
Olldashi Polica dhe Garda veproi me profesionalizem
Ministri i Transporteve Sokol Olldashi vleresoi punen e punonjesve te Policise se Shtetit dhe te Gardes. Deputeti demokrat akuzoi koleget e tij te majte se kane mbetur peng i psikologjise se 21 janarit. Impresioni i pare qe mund te vije nga kjo seance eshte per te ardhur keq se nga nje mase e madhe deputetesh socialiste vazhdon sot e njejta psikologji i njejti mentalitet me ate te 21 janarit dhe kjo eshte me te vertete per te ardhur keq.
Do te prisnim sot nje minimum reflektimi - tha Olldashi. Sipas tij ajo qe ndodhi me 21 janar ishte mirefilli nje tentative per grusht shteti e mbetur ne tentative e cila u pengua per shkak te profesionalizmit dhe korrekteses se Policise se Shtetit dhe te Gardes se Republikes.
Ministri i Transporteve i cili ka qene edhe nje prej kundershtareve te Edi Rames ne zgjedhjet per Bashkine e kryeqytetit sulmoi liderin e majte per afera korruptive me lejet e ndertimit. U ngritet ne emer te nje kasete u ngritet ne emer te nje denoncimi gjoja per korrupsion.
Po ku ishin deputetet e Partise Socialiste qe nuk e duroni dot fjalen korrupsion kur Edi Rama u akuzua publikisht per dhjetera raste si i korruptuar. Pse nuk u ngritet ju ne Asamblene e partise suaj dhe ti thoshit kryetarit tuaj te jepte doreheqjen - tha Olldashi.