E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seanca e pamundur

Dhuna e nisur ne bulevardin Deshmoret e Kombit u zhvendos dje ne sallen e Parlamentit ne nje seance ku nuk munguan as fyerjet as grushtet. Edhe pse nisi ne menyre ceremoniale duke mbajtur nje minute heshtje per kater viktimat e 21 janarit sipas kerkeses se kryeparlamentares seanca degjeneroi menjehere ne tone te larta.


Gjate cdo nderprerje qe i behej Gramoz Rucit apo gjate seciles akuze te mazhorances ne drejtim te opozites sa i perket pergjegjesise mbi ngjarjet ne kryeqytet tre jave me pare deputetet e opozites godisnin ne shenje proteste tavolinat e tyre dhe rrethonin podiumin. Por teksa u duk se cdo gje do te mbetej vetem tek fyerjet personale situata doli jashte kontrollit. Pas akuzave te Ministrit Olldashi ne drejtim te opozites fjalen e mori deputeti i PD-se Edi Paloka.


Deputetet e opozites tentuan qe tia nderprisnin fjalen ne menyre qe te mund te reagonte kreu i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci por pikerisht ne kete moment deputeti demokrat shau pusht Paulin Sterkajn qe po qendronte ne krah te tij. Ne kete moment deputeti socialist Sterkaj ia terhoqi mikrofonin kolegut te tij demokrat qe po fliste nga vendi sepse foltorja ishte rrethuar nga deputetet e opozites. Midis rremujes se krijuar nga konfrontimi fizik deputeti Armando Prenga i ardhur nga mesi i salles goditi me grusht Edi Paloken.


E gjithe situata ndodhi ndersa deputeti demokrat po mbante fjalim dhe opozita vazhdonte zhurmen e vet per marrjen e parregullt te fjales. Duke pare situaten e tensionuar Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka nderprere seancen ne menyre qe te qetesohet situata. Nderprerja zgjati per rreth 15 minuta ku deputetet brenda salles vijuan perplasjen fizike me njeri-tjetrin perplasje qe ka vazhduar edhe ne hapesiren mes podiumit dhe tavolinave te deputeteve.


Duket se kjo situate eshte vene nen kontroll fale nderhyrjes se deputeteve te paperfshire ne sherr te cilet kane terhequr nga nje konfrontim i mundshem dhe i agravuar koleget e tyre. Edhe pse pas rifillimit te seances u duk se nuk do te kishte probleme te tjera nje tjeter incident ndodhi midis deputetit socialist Fatmir Toci dhe Ministrit te Mbrojtjes Imami i cili e quajti demonstraten e socialisteve si sjellje rrugacerie.


Deputeti i qarkut te Vlores duke iu drejtuar Imamit e akuzoi se ka luajtur rolin e vrasesit. KE LUAJTUR ROLIN M T KEQ T JETS ROLIN E VRASSIT - theksoi Toci. Ne kete moment deputetet socialiste rrethuan perseri podiumin dhe tentuan qe ti nderpresin fjalen ministrit. U desh nderhyrja e personelit te Grades qe te mos lejoje nje tjeter konfrontim fizik.


Debate

JOZEFINA DUKE IU DREJTUAR DEPUTETVE T PS - KENI MARU HA HA - NDERKOHE I PERQESHTE DHE IU NXIRRTE GJUHN


FATMIR TOI DEPUTET I PS ARBEN IMAMI KE LUAJTUR ROLIN M T KEQ T JETS ROLIN E VRASSIT


IMAMI IK MOR BQ DO T T Q N B


Lufta ne Parlament perfundon ne dyert e Prokurorise


Mazhoranca dhe opozita filluan dje nje lufte te re me njera-tjetren ate te padive ne Prokurori. Padia e pare u dorezua nga Grupi Parlamentar i Partise Demokratike per deputetin e Partise Socialiste Armando Prenga i cili akuzohet se goditi Paloken per shkak te detyres.


Zyra e shtypit e PD-se ben te ditur se kallezimi penal erdhi pasi ne seancen e djeshme Armando Ndue Prenga sulmoi deputetin e Partise Demokratike ne momentin qe ky i fundit ishte duke folur ne vendin e tij. Padia e grupit parlamentar te Partise Demokratike eshte e shoqeruar edhe me videon me pamje te skenes se dhunes.


PD denoi veprimin e deputeteve te majte duke u theksuar se kjo nuk eshte hera e pare qe deputete te opozites perdorin dhunen ne sallen e Parlamentit. Disa muaj me pare Prokuroria pushoi ceshtjen ne ngarkim te deputetit socialist Tom Doshi i cili gjate zhvillimit te seances plenare kishte kercenuar me jete deputetin e PD-se Gent Strazimiri.


Vetem pak ore me vone ne Prokurori u dorezua nje tjeter padi por kete radhe nga Partia Socialiste per Ministrin e Mbrojtjes Arben Imami. Padia e cila eshte leshuar ne Prokurori eshte kryer me motivacionin Kercenim per shkak te detyres.


Mblidhet Byroja e Kuvendit
Tre deputete te PS perjashtohen per 15 dite nga jeta parlamentare


Menjehere pas perfundimit te seances plenare Byroja e Kuvendit u mblodh me kerkese te shtate deputeteve dhe mori ne shqyrtim propozimin e nje grupi deputetesh te Partise Demokratike per perjashtimin nga seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve te deputeteve Paulin Sterkaj Saimir Tahiri Armando Prenga Dashamir Peza dhe Taulant Balla. Sipas Zyres se Shtypit thuhet se pas dhunes se ushtruar nga nje grup i vogel deputetesh socialiste ne dhunim te Kushtetutes dhe ligjit kercenimit te jetes se deputeteve dhe ushtrimit te dhunes fizike ndaj tyre Byroja vendosi perjashtimin nga komisionet dhe seancat plenare per 15 dite duke filluar nga dita e hene 14 shkurt 2011 te deputeteve Paulin Sterkaj Armando Prenga dhe Saimir Tahiri. Byroja e Kuvendit u shpreh e vendosur per te marre te gjitha masat e nevojshme per te garantuar funksionimin normal te Parlamentit.


Armando Prenga Nese u pezulluam ne pse jo Paloka


Incidenti me Edi Paloken nisi pasi ky i fundit filloi te fyeje dhe te shaje sikunder u pa ne sekuencat filmike. Pastaj une reagova si te gjithe te tjeret. Per sa i perket pezullimit nga punimet e Kuvendit ky eshte totalisht i njeanshem sepse ne rast se do te ishte per tu pezulluar ishte Edi Paloka pastaj ishim ne. Paloka e nisi incidentin dhe jo ne.


Paulin Sterkaj Paloka kish marre detyre qe te na ofendonte


Ishte momenti kur po protestonim per te marre zoti Ruci fjalen dhe ndodheshim prane podiumit. E mori fjalen Edi Paloka me nje mikrofon te levizshem natyrshem ne do te respektojme ate qe flet ne Parlament qe eshte deputet qe eshte niveli jone. Ai perdori disa fjale shume ofenduese per deputetet e Partise Socialiste per te cilet ai beri akuza ne grup dhe na ofendoi.


Ai na tha Keto jane kelyshet e 21 janarit. Mirepo kelyshet i ben bucja. Ne jemi djale nenash dhe eshte nje ofendim i rende per nje deputet kur mban nje fjalim. Une i hoqa mikrofonin dhe incidenti me pas u pa ne media.


Paloka kishte marre nje detyre per te ofenduar opoziten une e hoqa per ta ndihmuar qe te mos vazhdoje me te beje gafa meqe ishte i levizshem mikrofoni. Tani ne na eshte mbledhur Partia Demokratike ajo qe po kerkon edhe pucin dhe na ka perjashtuar ne nje forme te cuditshme.


Une e di qe denimi fillon diten qe e ben dhe jo diten qe duan ata dhe na kane denuar me 14 deri dy jave prapa. Veprimi ishte nje moment qe te mos e lejonim ate qe te na ofendonte ne. Ai foli shume gjera te renda. Mirepo meqenese ishte mikrofon i levizshem dhe per ta ndaluar qe te mos fliste me gjera te tilla une i hoqa mikrofonin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›