E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stërvitja e Guardiolës, si një koncert

Pep Guardiola nesër do të mbajë stërvitjen e parë me Bayern Munchen. Trajneri i famshëm spanjoll u prezantua dje si trajner i ri i Bayernit, ndërsa nesër tifozët bavarez po e presin stërvitjen e tij të parë.

Për të parë këtë stërvitje, tifozët kanë paguar 5 euro biletën. Mediat po e quajnë këtë stërvitje si një koncert në "Allianz Arena" pasi që deri më tani janë rezervuar 25 mijë bileta.

Në stërvitje do të mungojnë disa lojtarë si Javi Martinez,  Dante, Luis Gustavo, Badstuber e Gotze./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›