Nani me Falcaon, "i bashkon" Monaco

Ylli kolumbian, Radamel Falcao e ka publikuar një foto të bërë mbrëmë me yllin e Manchester United, Luis Nanin. Mediat e lidhin këtë foto me afrimin e Nanit në kalimin te skuadra e Monacos.
Fotoja është bërë në një hotel në Miami, nuk nuk përjashtohet se ka patur bisedime për të bindur Nanin për të kaluar te skuadra franceze.
Nani është objektivi i radhës për Monacon, ndërsa Falcao mund të ketë shtyer yllin portugez për tu bashkuar te Monaco./Indeksonline/