Zyrtare: Liverpooli me portier të ri

Që nga sot te Liverpooli si duket ka përfunduar "epoka" e Pepe Reinës. Portieri spanjoll i Liverpoolit që nga sot ka në konkurrencë një portier tejet të talentuar.
Portieri belg, Simon Mignolet është zyrtarizuar dhe prezantuar si portier i ri i skuadrës. Ish portieri i Sunderland është transferi i katërt për Reds.
"Kemi nënshkruar me njërin nga portierët më të mirë në Premierligë dhe Evropë. Jemi të lumtur për këtë blerje" ka thënë Brendan Rodgers.
Mignolet është blerja e katërt pas Toure, Aspas dhe Luis Alberto.