Ramos: Ancelotti, kryen punë

Sergio Ramos ka qenë lojtari i parë i Real Madridit që i ka dëshiruar mirëseardhje Carlo Ancelottit. Mbrojtësi spanjoll tha se Ancelotti është një trajner i madh që do ti kryej punë Realit.
"Unë jam i kënaqur me përzgjedhjen e Realit. Ancelotti është një trajner i madh. Ne i dimë arritjet e tij të mëdha në Evropë. Ai njihet për sukseset e tij me secilën skuadër që e ka drejtuar. Mendoj se edhe ne si futbollistë do të përfitojmë nga Ancelotti. Ai është një trajner që kryen punë" deklaroi Ramos.
I pyetur për ndeshjen me Italinë në Kupën e Konfederatave, Ramos tha se Spanja është e vendosur për të fituar këtë ndeshje dhe këtë kupë.
"Kupa e Konfederatave është pritoriteti ynë. Na mungon kjo kupë kështu që duam ta fitojmë tani, Te Italia mungon Balotelli por aty do të luaj ndonjë lojtarë tjetër që mund të ketë të njëjta cilësi, ose më të mira se ai" përfundoj Ramos./Indeksonline/