E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brenda 24 orësh Mlladiç ekstradohet në Hagë

BEOGRAD-Serbia mund ta dërgojë ish-komandantin e trupave të serbëve boshnjakë, Ratko Mladiç brenda 24 orëve në Tribunalin e Hagës, bëhet e ditur nga zyrtarë serbë të drejtësisë.
Kjo do të bëhet sapo të vendosë gjyqi mbi apelimin, që kanë bërë avokatët e Mlladiçit, është shprehur në anonimitet një zyrtar serb i drejtësisë, njofton agjencia Reuters.
Ai nuk dha detaje të tjera për planet e ekstradimit. "Trupi gjyqësor prej tre gjyqtarësh do të vendosë shpejt, ka shumë gjasa që ata ta kundërshtojnë këtë, ministri i Drejtësisë do të nënshkruajë dokumentet e nevojshme, dhe ai niset," tha zyrtari serb.

Tribunali i Hagës e akuzon Mlladiçin për gjenocid dhe masakrën e vrasjës së rreth 8.000 burrave myslimanë në Srebrenicë gjatë rrethimit 43 mujor të Sarajevës. Masakra e Srebrenicës konsiderohet më e rënda në Evropë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›