Bllokohet aeroporti i Beogradit, pritet ekstradimi i Mlladic
BEOGRAD- Aeroporti i Beogradit “Nikola Tesla” është bllokuar sot si për avionët në ulje ashtu edhe për ata në ngitje, si dhe cdo lëvizje brenda tij, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa. Shkak për këtë është bërë ekstradimi drejt Hagës që pritet t’i bëhet nga momenti në moment gjeneralit famëkeq Ratko Mlladic.
Ansa sqaron se në aeroportin e Beogradit është ulur tashmë një avion special në pistë, në pritje për tu nisur.
Dëshmitarët në vendngjarje konfirmojnë se nga momenti në moment pritet transferimi Mlladic në Gjykatën e Hagës, ku do të përballet me akuzat për krime lufte.
(m.a/BalkanWeb)