Stevens, trajner i ri i Schalkes

Nga Express më 27 shtator 2011 në ora 16:51
Schalke ka njoftuar se e ka angazhuar Huub Stevens si trajner të ri të ekipit. Ish trajneri i PSV Eindhoven ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2013 me klubin gjerman.
Ekipi, i cili luan në Europa League, ishte në kërkim të një trajneri të ri, pas dorëheqjes së Ralf Rangnick javën që shkoi për shkak të problemeve shëndetësore.
Flitej se atë mund ta zëvendësonte asistenti i përfaqësueses gjermane, Hansi Flick ose trajneri i Baselit, Thorsten Fink, por Schalke vendosi për 57 vjeçarin Stevens.
Ky i fundit kishte punuar me klubin nga Gelsenkirchen edhe në periudhën 1996-2002.