Singapor Vettel i Red Bull fiton cmimin e Madh

Triumfi në Cmimin e Madh të Singaporit, përvecse ka afruar Sebastian Vettel me titullin e dytë radhazi kampion në Formula 1 ka bërë që Ferrari të dorëzohet përfundimisht. Piloti spanjoll i skuderisë italiane ka pranuar për herë të parë supermacinë, jo vetëm të kryesuesëve të Red Bull, por edhe rivalëve të tjerë të McLaren. Sipas tij kjo gjë ka qenë vendimtare në ecurinë e këtij Botërori, ku Vettel pret vetëm fundit e Botërorit për të festuar titullin kampion.
“Duhet të jemi realistë dhe të pranojmë fitoren e Vettel. Ai ka qenë pakapshëm gjatë këtij sezoni dhe është e pamundur që të humbasë titullin kampion. Personalishte e kam patur shumë të vështirë, pasi kundërshtarët tanë kanë qenë më të shpejtë. Gjithsesim, dëri në fund do të përpiqem të bëj një paraqitjke sa më të mirë në garat e mbetura”, ka thënë Alonso, i cili në Singapor e kaloi finishin në vendin e katërt. I nisur në fillim si favorit, ky Botëror nuk ka qenë nga më të mirët për 2 herë kampionin e Botës. Por Alonso shprehet se është i kënaqur me Ferrarin dhe se nuk e ka menduar asnjëherë largimin nga skuderia italiane.
“Përvec kontratës, mendoj se për të gjithë pilotët është një ëndërr të garosh me Ferrarin. Do të doja titullin kampion, por këtë sezon nuk e arrita. Gjithsesi, po punojmë që tani për Botërorin e ardhshëm”, ka përfunduar Alonso, i cili pas garës së fundit ka zbritur në vendin e tretë të renditjes së përgjishme me një pikë më pas se anglezi i McLaren, Janson Button.
Nertan Prifti