Kapet nëndetësja e kokainës

Agjentët e anti-drogës në Kolumbi kanë sekuestruar një nëndetëse për të trafikuar kokainë, të dytën brenda dy ditëve.
Policia lokale deklaroi se nëndetësja, me vlerë 2 milionë dollarë, mund të qëndrojë nën ujë deri në 10 ditë.
Sipas burimeve, objekti është në gjendje të transportojë një ekuipazh prej pesë personash, në boshtin Kolumbi-Amerikë Qendrore dhe kthim, pa u zbuluar nga radarët.
Nëndetësja u gjet në një xhungël në perëndim të provincës Coko, pasi policia kishte siguruar disa informacione.
Oficerët udhëtuan me helikopter mbi xhunglën e dendur në afërsi të brigjeve të Paqësorit.
Nëndrejtori i agjencisë së anti-drogës, koloneli Carlos Enrique Rodriguez Gonzales, tha mjeti lundrues kishte një teknologji më të avancuar nga sa mendohej.
“Nëndetësja mund të udhëtojë deri në 5 metra nën ujë dhe të qëndrojë nën sipërfaqe deri në 10 ditë, duke bërë të mundur transportimin e drogës në Amerikën Qendrore dhe kthimin në Kolumbi pa u zbuluar”, tha koloneli Gonzales.