Euro 2012 Platini Ukraina ka bere pune te mire

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini ka hedhur poshtë çdo mundësi që Ukraina të humbasë të drejtën e organizimit të Euro 2012. Kur mbetet më pak se një vit nga kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit europian, organizatorët ukrainas janë përballur me shumë probleme që kanë sjellë vonesa në ndërtimin apo rikonstruksionin e stadiumeve dhe infrastrukturës së nevojshme.
Të gjitha këto kanë lulëzuar skeptikët që prej kohësh shprehen se Ukraina nuk do të jetë gati në kohë, ndryshe nga bashkë-organizatorja tjetër Polonia, e cila është thuajse në fund të përgatitjeve. Por të gjitha këto dyshime janë kundërshtuar nga Michel Platini.
"Kanë ndryshuar shumë gjëra. Autoritetet ukrainase kanë bërë një punë të mirë dhe praktikisht nuk kemi problem të mëdha. Sigurish ka pengesa, por ato janë të vogla dhe unë besoj te autoritetet dhe gjithcka do të jetë gati në kohë”, ka bërë të ditur Platini nga Lvivi, një nga qytetet ukrainase që do të presë ndeshjet e Euro 2012. Numri një i qeverisë europiane të futbollit ka vizituar punimet në aeroportin dhe stadiumin e ri në këtë qytet.
Përvec Lviv, Ukraina do të presë filanet e kampionatit europian edhe në kryeqytetin Kiev, Kharkiv dhe Donetsk.
Nertan Prifti