E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stina e dimrit na bën të dukemi më të ‘plakur’!

LONDËR- Dimri bën keq, pasi i dhuron lëkurës një pamje rreth 4-7 vjet më të madhe sec e kemi në realitet! Ky është përfundimi në të cilën kanë arritur një grup studiuesish britanik. Muajt e ftohtë sipas një studimi vendosin në provë më shumë bukurinë femërore, nëpërmjet një pamjeje të tendosur si dhe erës së fortë që i kundërvihet mbi të gjitha estetikës së flokëve

Grupi i shkencëtarëve britanik e ka shtrirë studimn e tij në një grup prej 5 mijë grash midis moshës 27 deri 60-vjece, përgjatë katër stinëve të vitit, duke zbuluar që parregullsi estetike, sic janë qeset poshtë syve shfaqen më shpesh gjatë muajve të dimrit.

Sipas studimit, përgjatë muajve të ftohtë rreth 82 % e grave vujanë nga fenomene estetike si qese poshtë syrit, në një kohë që gjatë muajve të ngrohtë ky fenomen vërehet tek 38% e tyre. Faji sipas studiuesve të ‘Adonia Organics’ është prezenca e pakët e rrezeve të diellit, të cilat c’tendosin fytyrën, ndërkohë që një pjesë të fajit i'a hedhin mungesës së vitaminës D., pasi trupi e prodhon këtë vitaminë aq të rëndësishme për organizmin e njeriut nën praninë e rrezeve të diellit.

Gjithashtu sipas studimit një sasi më e vogël e rrezeve të diellit diellit ul prodhimin e serotoninës, hormoni i lumturisë, i cili gjithashtu ndihmon për të patur një jetë më të qetë dhe të relaksuar. Së fundi, mungon edhe vitamina K, gjithmonë si rezultat i stinës së dimrit. Sipas studiuesve britanik fakti është se së bashku, të gjithë këta faktorë mund të çojë që një femër të duket rreth 4,7 vjet më e vjetër sec është në realitet.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›