E Diel, 1 Nëntor 2026

Stina e pranverës, punë intensive nga fermerët. Bashkëpunimi me agronomët, çelësi për prodhim cilësor

Stina e pranverës shënon një nga periudhat më të rëndësishme për fermerët, të cilët janë angazhuar intensivisht në mbjelljet sezonale, kujdesin ndaj pemëtarisë dhe përgatitjen e tokës.

Në këtë periudhë, puna në ara dhe sera është e pandërprerë, ndërsa synimi kryesor mbetet sigurimi i një prodhimi sa më cilësor dhe me rendiment të lartë.

Sipas agronomit Elvis Tosuni, bashkëpunimi dhe zbatimi i praktikave të duhura bujqësore janë çelësi për një prodhim të suksesshëm.

“Të gjithë ekstensionistët janë shpërndarë sipas zonave përkatëse që mbulojnë. Jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me fermerët për pjesën që janë të mbjellat dhe për rakordimin që mund të bëhet në shërbimet e tyre”, tha Tosuni.

Ekspertët theksojnë se vetëm përmes një pune të mirë organizuar dhe ndjekjes së këshillave profesionale, fermerët mund të sigurojnë produkte cilësore dhe konkurruese në treg.

Gazetare: L. Koçiu  

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›