Stina e verës rrit interesin e lexuesit
Stina e verës ndez dëshirën e lexuesit shqiptar për të patur me vete gjatë pushimeve, mikun më të mirë "Librin".
Nga një vëzhgim në libraritë e kryeqytetit vihet re një marrëdhënie e ngushte libër-lexues, ku qytetarët shfrytëzonjë ditët e nxehta për të shfletuar librat më të preferuar kryesisht rozë të cilët i përshtaten më së miri sezonit turistik.
Sipas shijeve dhe grupmoshave ndër librat më të kërkuar gjatë pushimeve, janë autorët Margaret Mazzantini, Danielle Steel , Nicholas Sparks apo Emily Giffin të cilët sjellin trajtojnë tema të lehta. Ndërsa më të pëlqyerit nga fëmijët janë Zhyl Vern për djemtë dhe Victor Canosinaj për vajza.