E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, gjendet e mbytur në lumë 55-vjeçarja

Një grua, rreth moshës 55-vjeçare është gjetur e mbytur sot në lumin e Bistricës në Sarandë.

Viktima, ende e paidentifikuar është gjetur në fshatin Aliko nga një banor i zonës.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë konstatuar se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.
 

Dyshohet se gruaja mund të jetë mbytur ditën e djeshme ndërkohë që policia po vijon hetimet për identifikimin e saj dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›