E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stina e verës sjell uljen e çmimeve në treg

Stina e nxehtë e verës ka sjellë edhe rritjen e produkteve të vendit, në tregjet e kryeqytetit, rrjedhimisht kjo ka sjellë edhe uljen e mëtejshme të çmimeve të frutave dhe perimeve. Kjo ulje ka ndikuar edhe në rritjen e fuqisë blerëse.
Tregtarët në ish-uzinën "Dinamo", shprehen se çmimet janë ulur ndjeshëm, por pavarësisht kësaj ata janë të pakënaqur me shitjet.
Ndërsa përsa i përket konsumatorëve, ka nga ata të cilët janë të kënaqur me çmimet dhe cilësinë, por ka edhe nga të tjerë, që shprehen se pavarësisht se prodhimi vendas është shtuar, çmimet vazhdojnë të jetë disi të papërballueshme për xhepat e tyre.
Ndërkohë që frutat perimet, e stinës janë ndër më të preferuarat e konsumatorëve. Perimet që kanë pasur ulje të kosiderueshme çmimesh, janë domatja dhe speci.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›