E Shtunë, 31 Tetor 2026

MF, për sulmet e Ramës: Rama nuk u ofron shqiptarëve veçse urrejtje, e jo alternativë ekonomike

Tiranë, 3 korrik, NOA Ministria e Financave ka reaguar sot me një deklaratë për shtyp se sulmet e kreut të opozitës ndaj vendimit të qeverisë për rritjen e pagave, të vënë në jetë në 1 korrik, shpjegojnë thjesht krizën e liderit të PS-së, Edi Rama dhe politikën e tij tërësisht të dështuar.

Pas transparencës së të ardhurave me shifra që bëri ministri i Financave Ridvan Bode, në seancën e të enjtes, në kuvend, në deklaratë thuhet shprehimisht se ditët e fundit qeveria zbatoi një nga pikat e programit të saj për vitin 2010, atë për rritjen e pagave dhe të pensioneve, për një vlerë vjetore në shumën 12 miliardë lekë.

I verbuar nga sukseset e ekonomisë së vendit dhe i tmerruar nga braktisja e tij politike dhe elektorale, kreu i opozitës Edvin Rama, përmes sulmit më të fundit që synon bllokimin e rritjes së pagave dhe të pensioneve, dëshmon se nuk ka as program e as alternativë tjetër për tiu ofruar shqiptarëve, dhe ofron vetëm mallkim dhe urrejtje për punën dhe ekonominë, që ata përmirësojëe çdo ditë, deklaroi ministria e Financave duke iu përgjigjur me shifra sulmeve të liderit të opozitës, Edi Rama, të bëra dje në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët.

Ministria e Financave sqaron më tej lidhur me akuzat e opozitës, se e vërteta e financave të vendit nuk është ajo që këshillon Edi Rama, por shifrat dhe faktet tregojnë realitetin ekonomik te vendit.

Demagogjia e Ramës që qeveria merr boxh kursimet e shqiptarëve për të rritur pagat dhe pensionet, dëshmon keqdashjen e tij dhe dëshpërimin politik që e ka pllakosur nga izolimi elektoral ku ndodhet, vijon deklarata e ministrisë së Financave.

Sipas kësaj, strategjia më e fundit e Edi Ramës, për të hapur panik dhe pasiguri në opinonin publik rreth të ardhmes së ekonomisë shqiptare, garanton se është po aq e dështuar, sa edhe strategjia e tij për të destabilizuar rendin kushtetues me kërkesat absurde apo tentativat për të bllokuar heqjen e vizave për shqiptarët.

Si gjithmonë Rama hesapet i bën pa hanxhinj, përfundon deklaratën e saj përkundër sulmeve të Edi Ramës, ndaj vendimit të qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve.

Sipas deklaratës së ministrisë së Financave, nga kjo rritje pensionesh dhe pagash, do të përfitojnë 540 mijë pensionistë, të cilët do të marrin një pension shtesë në harkun kohor të një viti; rreth 50 mijë punonjës të arsimit, që do të marrin 30 mijë lekë të reja shtese nga kjo rritje e pagave, e barazvlerëshme me 80 përqind të rrogës së plotë mujore; si dhe 30 mijë mjekë e infermierë.

Ashtu sikundër e bëri të ditur edhe ministri Bode, në parlament, në deklaratë evidentohet rishtas se rritja e pagave dhe pensioneve nga qeveria, reflekton situatën tërësisht pozitive të financave publike.

Sipas ministrisë së Financave, kjo masë e rritjes vë në jetë premtimet e mazhorancës, por është njëherësh edhe një instrument efikas në shpërndarjen më efiçente të burimeve financiare, duke mbështetur dorazi rritjen ekonomike përmes shpejtimit të investimeve dhe rritjes së kërkesës në tregun vendas.

Ministria evidenton edhe shifrat e të ardhurave.

Sipas dikasterit të Financave, në muajin qershor, të ardhurat e realizuara në dogana ishin 2.3 miliardë më të larta se qershori i një viti më parë.

Në qershor, eksportet Made in Albania ishin 9.3 miliardë lekë nga 3.7 miliardë lekë në qershorin e vitit 2009.

Ministria e Financave vijon më tej se të ardhurat më të ulëta janë ato që vjel bashkia, bashkitë e tij, të cilët sipas dikasterit të Financave, kanë krijuar këta 5 muaj një defiçit prej 4.1 miliardë lekësh.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se Investimet publike si 5-mujor janë 26 milirdë lekë të reja, ndërkohë që huamarrja në fund të 5 mujorit është vetëm 12 miliardë lekë, që nënkupton se janë financuar me të ardhurat nga tatimet e taksat më shumë se 50 përqind e investimeve.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›