Temperaturat e larta, qytetarët drejt pishinave

Akuadromi i Tiranës vijon të mbetet një nga vendet më të preferuara jo vetëm për kryeqytatasit por edhe për shqiptarët që banojnë jashtë vendit të cilët këtë të djelë në pishinat e Tiranës mund të kalojnë një fundjavë ideale. Temparaturat e larta kanë bërë që të gjithë të lënë shtëpitë e tyre dhe të rendin drejt vendit më të afër për t'u relaksuar dhe freskuar pikërisht tek pishinat. Pjesa më e madhe që janë fëmijët sigurisht preferojnë të rinë në ujë, janë të rinjtë që kanë dëshirë të pushojnë dhe të marrin disa rreze djelli , ndërkohë janë edhe më të moshuarit të cilët ashtu si gjithmonë kujdesen për nipërit e tyre.
Por pishinat preferohen jo vetëm nga shqiptarët e Shqipërisë por edhe nga ata të Kosovës. Pishinat e Tiranës duket se janë një nga vendet më të preferuara për të kaluar disa orë të këndëshme pushimi në këto ditë të nxehta.