E Hënë, 2 Nëntor 2026

Stina koncertore, Orkestra Simfonike e RTSH sjell operën “Rozafa” nga David Tukiçi

Në vijim të stinës koncertore, Orkestra Simfonike e RTSH vjen me operën “Rozafa” një premiere botërore.

Me kompozim dhe regji të David Tukiçi dhe librit të Fadil Krajës, opera do të vijë nën interpretimin e një kasti të zgjedhur.

“Për të gjithë Shqipërinë pasi kjo është trashëgimia kulturore e jona më e mirë. Ka një soprano shumë, tamam si një rozafë dhe ajo është Ardita Meni”, kompozitori Tukiçi.

Opera “Rozafa” do të jetë në tre akte dhe 6 tablo me skenografi të David Tukicit dhe do të shoqërohet nga kori i studentëve të Universitetit të Arteve.

Nën drejtimin e maestro, Olsi Qinami dhe Orkestrës së Harqeve, opera “Rozafa” premton të sjellë te publiku emocionin e një opere që flet shqip.

“Rozafa” do të vijë në datën 4 prill në sallën e Universitetit të Arteve në orën 19:00.

RTSH

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›