E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Vallja Gorarçe”, Koçi Tahiri e cilëson si vallen më të vjetër, që para dy–tre shekujsh

Kryetari i Shoqatës “Besëlidhja Gorare” Koçi Tahiri ka folur mbi veçantinë që ka vallja Gorarçe. Një valle 2-3 shekullore. Ai thotë se bazuar në informacionet që ka marrë nga specialist të fushës së muzikës, kjo është në vallet më të vjetra, që ka lindur nga vallja dyshe.

“Vallja Gorare është valle shekullore”, u shpreh Koçi Tahiri, Kryetar i Shoqatës “Besëlidhja Gorare”.

Tahiri thotë se kjo valle burimore është kërcyer edhe nga Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore.

Një nga valltarët e shquar popullorë të tabanit, Xhemali Adillari e cilëson si një valle të veçantë. Për vetë veçantinë që ka dhe vjetërsisë e saj, Tahiri propozon që edhe kjo valle, sikurse vallja Devolliçe, të cilësohet si Vlerë kombëtare e trashëgimisë kulturore jo materiale.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›