E Diel, 1 Nëntor 2026

Stojku: Reshjet nën kontroll, pas 2 javësh mund të hapen portat e shkarkimit

Moti i keq, niveli i Fierzës arrin në 187 metra
 
Pavarësisht parashikimeve të dhëna nga Instituti meteorologjik, se gjatë muajit shkurt moti do të jetë i ftohtë dhe me reshje të shumta shiu dhe dëbore, qytetarët shqiptarë këtë herë nuk rrezikojnë përmbytjen. Rikthimi i reshjeve të shiut dhe dëborës në veri të vendit ka sjellë rritje të prurjeve në kaskadën e Drinit. Ndryshe nga dy javët e fundit, në Fierzë niveli i liqenit po rritet, me rreth 25 centimetra në ditë teksa aktualisht e ka kaluar nivelin e 187 metrave.

 Për drejtorin e Korporatës Elektroenergjitike, Muharrem Stojku, situata është nën kontroll dhe një hapje e mundshme e portave të shkarkimit mund të merret në konsideratë vetëm pas 10 apo 14 ditëve të ardhshme nëse dhe prurjet do të vazhdojnë me këtë intensitet. Pavarësisht se reshjet e fundit të shiut kanë sjellë rritjen e prurjeve të ujërave në liqenin e Fierzës, situata është ende nën kontroll të plotë. Për momentin nuk mund të flasim për hapjen e portave të digave, për faktin se niveli i liqenin aktualisht është në kuotën e 187 metrave, u shpreh kreu i KESH. Gjithashtu Stojku theksoi se edhe në rast se do të ketë hapje të portave të digave, mundësitë për të pasur përmbytje nuk ekzistojnë. Duke shtuar se edhe gjatë herës së parë që situata në veri të vendit u përkeqësua, nuk erdhi për shkak të hapes së digave, por për faktin e fryrjes së lumit Buna. Ai theksoi se KESH po vijon të prodhojë maksimumin e mundshëm të energjisë, pa vënë në rrezik sistemin, rreth 25 milion kilovat orë në ditë, ndërkohë që përveç furnizimit të vendit edhe po eksportohet, vijoi Stojku. Ai theksoi se prurjet e shumta të ujërave në hidrocentralet e vendit, i kanë krijuar kushte të mira KESH dhe kompanive të cilat fituan tenderin, për shitjen sa më të lartë të energjisë së prodhuar në vend. Mundësia e shitjes së energjisë është krijuar nga prurjet e bollshme në kaskadën e lumit Drin, tha Stojku. Drejtori i Përgjithshëm i KESH, tha se nivelet në hidrocentrale janë në kuota normale. Sipas tij, Fierza është në nivelin 287 metra. KESH ka parashikuar që me eksportimin e energjisë niveli i Fierzës të bjerë gradualisht në fund të shkurtit në 286 metra e më pas në mars me 285 metër. HEC-et në kaskadën e Drinit prodhojnë aktualisht 26 milionë kilovatorë në ditë nga të cilat një pjesë shkon për furnizimin e vendit dhe pjesa tjetër për eksport. Gjithashtu Stojku tha se Nivelet janë normale. Në Fierzë jemi në 287.6 metra. Me eksportet që po bëjmë mendojmë që deri në fund të muajit të ulemi me1metër, pra të shkohet në afërsisht në 286.5 metër dhe në fund të muajit shkurt mendojmë të shkojmë në 284- 285 metër sepse marsi parashikohet përsëri me shira, vijoi Stojku. Aktualisht KESH prodhon 26 milion kilovatorë në ditë. Diferenca me eksportin, rreth 16 milion kilovatorë në ditë i shitet OSSH e cila furnizon tregun e brendshëm. Ndërsa për hapjen e portave të hidrocentraleve ai theksoi se nivelet e ujërave në liqene janë nën kuotën maksimale, e cila është në 196 metra. Megjithatë Stojku, tha se pavarësisht prurjeve të larta në liqene vendi nuk i rrezikon përmbytjet dhe për shkak se nivelet e ujërave në liqene nuk pritet që të rriten, pasi niveli i 196 metrave nuk është kaluar edhe në momentet më të këqija që sapo lamë pas. Pavarësisht prurjeve të larta të ujërave, nivelet e liqeneve janë nën kuotën maksimale, e cila arrin në 196 metra. Edhe pse kjo shifër duket e lehtë për tu arritur, ka pak mundësi të ndodhë, sepse nivelet maksimale të liqenit nuk u arritën edhe gjatë periudhës së rëndë që ne sapo kaluam, përfundoi Stojku. Tejmbushja e liqeneve, si dhe fryrja e lumenjve, përmbytën një pjesë të mirë të qytetit të Shkodrës dhe të komunave përreth, çka solli dhe dëme të larta në tokat bujqësore si dhe përmbytjen e shumë shtëpive, çka bërë që edhe sot shumë prej banorëve të zonave të strehuara të jenë ende pa shtëpi. Taulant Halili

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›