Kaka kurorëzohet në Monako

Pasi frymëzoi Milanin në lavdinë e tij në Ligën e Kampioneve, gjatë sezonit të kaluar, Kaka u shpërblye nga UEFA me cmimin "Futbollisti më i mirë i vitit për klubet". Braziliani ishte pjesë e panelit së bashku me shokun e tij, Paolo Maldini dhe Klarens Sedorf në hedhjen e shortit të Ligës së Kampioneve.
Kaka nuk arriti të shënojë në finalen e Athinës, ku Filipo Inzagi i shënoi të golat në fitoren 2-1 të Milanit ndaj Liverpilit, por me 10 golat e tij në 13 ndeshje, 25-vjecari, e mbylli edicionin si golëshënuesi më i mirë i turneut, përpara Rud Van Nistlroit, Piter Kraucit, Fernando Morientesit dhe Didier Drogbasë, që të gjithë në kuotën e gjashtë golave. Duke folur për uefa.coim, pas marrjes së trofeut, Kaka tha: "Fitimi i trofeve është ajo që më motivon dhe unë jam duke kërkuar sfida të reja. Kjo Ligë Kampionësh, gjithsesi, do të mbetet speciale në zëmrën time për nderimin e vecantë duke përfunduar si golashënuesi më i mirë i turneut". Maldini i kurëzua si mbrojtësi më i mirë në fushatën e tij të 22-të si lojtar i Milanit, kur e ka ngritur trofeun prestigjioz pesë herë.
Cmimet UEFA
Peter Ceh
Portieri më i mirë
Paolo Maldini
Mbrojtësi më i mirë
Klarens Sedorf
Mesfushori më i mirë
Kaka
Sulmuesi më i mirë