Sevilja: “Superkupën për Puertën”

Sevilja do të tentojë të bëhet skuadra e dytë në histori e aftë të mbrojtë trofeun e Superkupës, kur të premten do të përballet me formacionin e vetëm që ia ka arritur deri tani, Milanin. Kuqezinjtë janë skuadra e vetme që ka e fituar trofeun katër herë dhe në "Stade Luis" të Monakos synon suksesin e pestë, pas fitimit të Ligës së Kampioneve majin e kaluar. Për skuarën e presidentit Silvio Berluskoni kjo është hera e shtatë që merr pjesë në finale e Superkupës në 33-edicione të saj. Rekordi i mëparshëm i përkiste Barcelonës. Në vitin 2003, njëherësh edhe hera e fundit që Milani luajti një finale të Superkupës, kuqezinjtë mundën Porton 1-0.
Sevilja, që vitin e kaluar mundi 3-0 ish-kampionët e Europës, Barcelonën, synnë përsëritjen e suksesit pasi fitoi edhe për kët sezon Kupën UEFA. Fitorja 3-0 e vitit 2006 përfaqëson edhe rezultatin më të thellë që nga viti 1998, kur Superkupa u vendos të luhej me një ndeshje të vetme. Sevilja ka njohur gjatë 15 muajve të fundit një seri suksesesh të panjohur më parë gjatë historisë së saj. Andaluzianët kanë fituar dy hetë Kupën UEFA, Superkupën europiane, Kupën e Mbretit dhe Superkupën spanjolle, qysh kur trajneri Huande Ramos u ul në bankinë du vjet më parë .
Presidenti i Seviljes, Del Nidos, pranoi se do të ishte e lehtë të shtynte finalen e Superkupës europiane kundër Milanit, por ai ndjen se duke e luajtur këtë ndeshjë në homazh Antonio Puertës, i cili vdiq të martën, lojtarët e tij do të kishin motivimin e duhur për të fituar trofeun në Monako. "Nga ai moment ne do të luajmë me 12 lojtarë", - tha Del Nido. "Me kujtimin e Antonio Puertës ne do të fillojmë të luajëmë sërish për të fituar Superkupën dhe për t'ia dedikuar atij. Ne do ta mundim Milaninin dhe do t'ia dedikojmë fitoren Puertës. Gjithkush ndihet keq tani, por Antonio na le ne dhe jeta duhet të vazhdojë. Sevilja do të luajë me shpirtin e Puertës'. Del Nido falënderoi Milanin dhe UEFA-n për të lënë vendimin në dorën e tij për të luajtur dhe për të treguar respektin ndaj Antonio Puertës. "Milani dhe UEFA e bëri të lehtë për ne për të shtyrë ndeshjen, por ne e ndjemë se gjëja më mirë ishte të luanim. Sevilja dëshiron të falendërojë të gjithë botën e sportit, tifozët dhe gjithë publikun për mbështetjen e tyre, dhe në mënurë të vecantë Real Betisin".
Takimi Milan-Sevlija, që do të transmetohet direkt për shikuesit shqiptarë nga televizoni Vizon Plus, do të drejtohet nga gjyqtari austriak, Konrad Plautz.