Cana kundër Liverpulit, Tare kundër Realit

Skuadrat e dy futbollistëve shqiptarë, Olimpiku i Marsejës i Lorik Canës dhe Lacio e Igli Tares, do të përballen respektivisht kundër emrave të mëdhenj si Liverpuli (Grupi A) dhe Realit të Madridit (Grupi C). Këtë prodhoi shorti i Ligës së Kampioneve i hedhur në principatën e Monakos. 32 ekipet e ndarë në tetë grupe me nga katër ekipe kanë prodhuar përballje interesante. Milani, fituesi i fundit i Ligës së Kampioneve do të fillojë mbrojtjen e titullit kundër një tjerër fituesi, portugezët e Benfikës, ndërkohë që në grup ka dhe Sëlltikun e Glllazgout dhe ukrainasit e Shahktarit të Donetskut në Grupin D. Liverpuli, pesë herë kampion i Europës, ka në Grupin A , Olimpikun e Marsejës, të vetmin ekip francez që ka mundur të fitojë Ligën e Kampioneve, Porton, kampionen e dyfishtë dhe turqit e Beshiktashit. Interi, kampioni në fuqi i Italisë, që e ka fituar dy herë trofeun më të rëndësishëm europian për klubet, do të përballet me holandëzët e PSV Eindhoveb (njëherë fitues), rusët e CSKA-së së Moskës dhe turqit e Fenerbahces. Në veshtrim të parë, në letër, duket se zikaltërit i kanë të gjitha mundësitë për të kapurt një nga dy vendet e para që të con në fazën me "nokaut", por surprizat, sidomos nga ana e rusëve, duhen marrë seriozisht. Në Grupin H, i vetmi ekip që nuk është përcaktuar është fituesi i ndeshjes së shtyrë, AEK-Sevilja. Ekipi që do të kualifikohet do të përballet në grup me Arsenalin, finalist i edicionit 2005-2006, rumunët e Steauasë dhe Slavia së Pragës, që eliminoi në turin e tretë Ajaksin e Amsterdamit. Takime interesante pritet të prodhojë cifti i Grupit F, Mancester Junatid-Roma, që u ndeshën edhe edicionin e kaluar në fazën me elimimin direkt. Bashkë me ta në këtë grup janë dhe Sportingu e Dinamo e Kievit.
NDESHJET
Takimet e parë në grupe do të luhen më 18/19 shtator, 2/3 tetor, 23/27 tetor, 6/7 nëntor, 27/28 nëntor dhe 11/12 dhjetor, përvec takimit të fundit të Milanit, që do të luhet më 4 dhjetor, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në Kupën e Botës për Klubet. Fituesit dhe vendet e dyta të cdo grupi do të progresojnë për raundin e parë me "nokaut", ndëshje që do të zhvillohen gjatë pranverës së ardhshme, ndërkohë që finalja do të luhet në Moskë, më 21 maj. Ekipet që përfundojnë në vendin e tretë do të ngushëllohen me një pjesëmarrje në raundin me 32 ekipe të Kupës UEFA.
GRUPI A
Liverpul, Porto, Marsejë, Beshiktash
GRUPI B
Celsi, Valencia, Shalke, Rosenborg
GRUPI C
Real Madrid , Verder, Lacio, Olimpiakos
GRUPI D
Milan, Benfika, Sëlltik, Shakhtar
GRUPI E
Barcelona, Lion, Shtutgard, Rejnxhërs
GRUPI F
Mancester Junaitid, Roma, Sporting, Dinamo Kiev
GRUPI G
Inter,PSV Eindhoben, CSKA Moskë, Fenerbahce
GRUPI H
Arsenal, Sevilja/AEK, Steaua, Slavia