Stojku:Do ndëpresim shkarkimet në HEC-e

Brenda dy ditësh do të ndërpritet shkarkimet nga hidrocentralet në vendin tonë. Drejtori i përgjithshëm i KESH , Muharrem Stojku gjatë një deklarate për mediat ka theksuar se situata e shkarkimeve në kaskadën e drinit është nën kontroll. Sipas tij, sot nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës po shkarkohen 1760 metër kub në sekondë, ndërsa nga Hidrocentrali i Fierzës 1050 metër kub në sekondë. Ndërkohë Stojku ka deklarur se që nga data 17 të këtij muaji po eksportohet më shumë, çdo ditë rreth 30milion kilovat orë në ditë.
Rreshjet e dendura të ditëve të fundit por dhe shkarkimet nga hidrocentralet kanë bërë që veriu, e në veçanti zona e Nënshkodrës të përmbytet për të tretën herë në këtë vit.
Rreshjet e dendura të ditëve të fundit por dhe shkarkimet nga hidrocentralet kanë bërë që veriu, e në veçanti zona e Nënshkodrës të përmbytet për të tretën herë në këtë vit.